Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar në një postim në profilin e tij në facebook, zjarret që kanë pushtuar Shqipërinë në 24 orët e fundit,
Sipas Berishës këto zjarre kanë vetëm një qëllim për të hapur toka të reja për të mbjell hashash në survejimin e qeverisë.
Vetëm ditën e djeshme dhe të sotme me mijëra hektarë pyje dhe shkurre u shkumbuan në Malin e Priskës në Tiranë, ndërkohë që në vendngjarje nuk shkoi asnjë forcë e shuarjes së zjarrit.
“Zjarret per hapjen e tokave per hashashin!
Te dashur miq, me dhjetra e dhjetra zjarre qe kane shperthyer ne mbare vendin si kurre me pare ne kete kohe, jane zjarre per hapjen e tokave per hashash ne kete vit elektoral. Narkoshteti po garanton narko eurot per blerjen e votave. Sb”