51-vjeçari Rebani Jaupi nga Rabia e Tepelenës plotëson dy kushte themelore për të qenë drejtues i lartë i Policisë së Shtetit: është tepelenas dhe është normalisht nuk e lidh asgjë me të djathtën përveçse me të majtën komuniste. Karriera e tij pësoi ngritje teksa me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri mori gradën Drejtues i lartë. Ai ka qenë drejtori i Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme, si dhe për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Po ashtu në kohën e Tahirit, me urdhër të tij, u emëruar zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit. nga koha e Tahirit mbahet mend kanalizimi i plotë i vendit si dhe mbizotërimi i mbjelljeve në zonën e Tepelenës. Tashmë Rama edhe Lleshi iu bindën me sa duket Tahirit për të emëruar njeriun e tij në Policinë e Tiranës. Askush nuk mban përgjegjësi në këtë vend. Madje të kesh gabime, të gradon partia.