Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet Zyrës për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS), financuan një trajnim për 24 oficerë policie mbi ndalimin e automjeteve të pasagjerëve.
Në faqen e saj në facebook, Ambasada e SHBA-së sqaron se trajnimi u mësoi pjesmarrësve taktikat e përdorura më shpesh nga kontrabandistët për modifikimin e automjeteve.
Njohja me këto taktika do t’i ndihmojë punonjësit e policisë kufitare të kapin kontrabandistët në mënyrë më efikase.