Policia e Pukës jep informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Pukë, ku si pasojë e rënies së zjarrit në një banesë humbën jetën çifti i bashkëshortëve Petrit dhe Dava Ndoj, 40 dhe 35 vjeç. Burime nga policia bëjnë me dije se 4 fëmijët e mitur të moshës 15, 13, 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e Pukës me dëmtime të lehta.
Ndërkaq, kryefamiljari Pal Ndoj dhe bashkëshortja e tij e paralizuar janë strehuar në shtëpinë e një të afërmi në fshat.
Sipas policisë paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.
Njoftimi i plotë nga policia:
Informacion Paraprak
Me datë 08.04.2019, rreth orës 03.45 në Pukë, në banesën e shtetasit P. N ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën shtetasit P. N. 46 vjeç dhe bashkëshortja D. N. 35 vjeçe, ndërsa 4 fëmijët e tyre të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e Pukës me dëmtime të lehta.
Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave si dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit