Nuk është parë ndonjëherë në historinë e demokracive perëndimore që një ministër i Punëve të Brendshme në kaq pak kohë në krye të detyrës, e vetmja 'punë' që ka bërë ka qenë dhuna dhe rrahja e popullit të tij.
Vetëm 2 kanë qenë mjetet e punës së këtij ministri: Gazi lotsjellës dhe kërbaçi.
Sot ka qenë jashtë çdo lloj kufiri dhuna që është ushtruar te banorët e Bregut të Lumit të cilët po mbrojnë shtëpitë e tyre nga prishja, ndërkohë që qeveria e tyre do t’i lërë në mes të rrugëve pa i dhënë edhe dëshmshpërblimin që u takon.
Lleshaj urdhëroi falangat e tij dhe dhuna ishte e paprecedentë, disa qytetarë të plagosur rëndë, të shtruar tashmë në Spitalin e Traumës. Njëri prej tyre, një 76-vjeçar, është në sallën e operacionit.
Lleshaj mendon se me 2 ‘armët’ e tij, kërbaçin dhe gazin, do t’i gjunjëzojë qytetarët shqiptarë. Këtë e ka menduar se do e bënte me qytetarët e Unazës së Re por ‘kërbaçi dhe gazi’ nuk i dolën gjë.
Është përpjekur ta bëj në çdo protestë të opozitës së bashkuar, duke i mbytur edhe fëmijët me gaz, por edhe këtu përveçse e ka rritur revoltën popullore nuk ka mundur të gjunjëzojë askënd.
Sandër Lleshaj po rezulton ministri më i pasuksesshëm që pas rënies së komunizmit. Statistikat flasin për një dështim total të tij në krye të Ministrisë së Brendshme. Krimi ka dal totalisht jashtë kontrollit dhe duket sikur ai kontrollon strukturat e Policisë së Shtetit bashkë me të Ministrisë së Brendshme dhe fjalimet patetike të Sandër Lleshajt më shumë rrisin kriminalitetin se sa e ulin atë.
Ndaj këtë dështim të tij, Lleshaj po përpiqet ta mbulojë duke mbyllur gojën e qytetarëve dhe të shuajë revoltën e tyre.
Historia na ka mësuar se njerëzit si ky e kanë fundin e sigurt dhe të patjetërsueshëm. 55news.al