Volodymur Zelenskiy, komediani i njohur ukrainas, tashmë do të jetë presidenti i vendit të tij, edhe pse nuk ka eksperiencë politike.
Ai e fitoi këtë të drejtë pas një rezultati mbresëlënës prej 73% të votave në zgjedhjet e zhvilluar të dielën e fundit.
Por ky lajm duket se ka “zgjuar” komunitetin e aktorëve të humorit në Shqipëri. Pas Bes Kallakut, i cili theksoi me nota humori se “duhet menduar mirë kjo punë”, një tjetër aktor i njohur i humorit shqiptar ka qëlluar në shenjë me reagimin e tij.
“Mirë se vini në epokën e komedianëve, Shqipëri paç fatin e Ukrainës”, ishte reagimi i Julit në mbishkrimin e një fotografie të tij të publikuar në rrjetet sociale.
Zelenskiy duket se jua ka hapur rrugën të gjithëve...