Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim edhe shtetasin Eldi Çela, i cili është vëllai i Klement Çelës, një nga personat e dyshuar si i përfshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas më datë 9 prill.
Eldi Çala është personi i cili kishte marrë me qera servisin e makinave ku dyshohet se u modifikua furgoni që u përdor më pas me logon e Hetimit Tatimor në grabitjen e Rinasit
Eldi Çala është person kyç në zbardhjen e ngjarjes së 9 prillit, që do të ndihmonte policinë në çuarjen drejt autorëve të tjerëve.
Vëllai i tij, Klement Çala është një nga personat që u arratis në vitin 2013 bashkë me Admir Murataj, Marjan Kola dhe Ilir Kupa nga burgu i Trikallas.
Çala u arrestua në vitin 2015 në Vlorë, por çuditërisht u lirua nga gjykata.
Ai u dënua fillimisht në vitin 2017 me burgim të përjetshëm në mungesë nga drejtësia shqiptare, dënim i cili më pas iu ndryshua me 25 vite burg.Çala u dënua për ngjarjen në bankën e Traikallas ku mbeti i vrarë edhe një polic grek.
Ndërsa sot është një nga personat në kërkim për dy grabitjet e ndodhura në Rinas.