Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Mësohet se viktima është një 27 vjeçar me iniciale S.V., i cili është përplasur nga një motoçikletë. Ndërkohë bëhet me dije se autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentitit dhe identifikimin e kapjen e autorit.