Aeroporti i Vlorës nuk do të ndërtohet nga turqit! Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të shpallë së shpejti një garë të re ndërkombëtare për ndërtimin me koncesion të aeroportit për një periudhë 35 vjeçare.
Vendimi vjen për shkak se qeveria shqiptare nuk ka arritur të nënshkruaj kontratën me koncesionarët turq.
“Konfirmojmë zyrtarisht se do të këtë një garë ndërkombëtare për VIA pasi interesi është i madh nga investitorët. Dhe ky proces do të përmbush të gjitha kushtet ligjore dhe elementet e transparencës. Do te jete një koncesion i formës BOT për 35 vite”, bën me dije Ministria e Infrastrukturës.
Sipas një studimi fizibiliteti, vlera e investimit për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës është 98 milionë euro, ndërsa në 3 vitet e para mendohet një fluks prej 600 mijë udhëtarësh në vit.
Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet në Akërni, me distancë 10 minuta larg rrugës nacionale Fier-Vlorë. Ende nuk dihen detaje konkrete se pse dështoi marrëveshja ma bashkimin e operatorëve turq, aq shumë e përfolur jo vetëm brenda vendit por edhe tek vendet anëtare të BE-së.
Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johanes Hahn, tha më 4 prill të këtij viti se Komisioni kishte planifikuar një hetim për rastin.
“Komisioni ka planifikuar tashmë një hetim mbi respektimin e kuadrit ligjor të prokurimeve publike dhe të ndihmës së shtetit nga qeveria shqiptare, përmes angazhimeve teknike të ndryshme në vend.
Komisioni është në dijeni të ankesave në lidhje me shkeljen e Marrëveshjes së Atabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së në lidhje me procedurat për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, dhe të linjës ajrore Air Albania.
Dhënia e kontratave publike në respektim të së drejtës së barazisë është detyrim i MSA-së dhe Organizatës Botërore të Tregtisë, ndaj dhe është një nga objektivat kyçe të vlerësimit. Shërbimet e Komisionit e kanë theksuar këtë gjë në bisedimet me autoritete shqiptare”, tha ai.
Deputetët holandezë kanë paraqitur veçanërisht shqetësim për projektin. Në janar 2019, deputeti holandez Pieter Omtzigt shprehu shqetësimin edhe për faktin se si aeroporti i Vlorës ashtu edhe kompania “Air Albania”, ishte dhënë pa garë nga qeveria shqiptare.
“A keni marrë parasysh letrën e shkruar nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane në Parlamentin Evropian drejtuar Komisionit Evropian duke deklaruar se tenderi për aeroportin në Vlorë është dhënë për tre kompani turke pa garë dhe së bashku me themelimin e Air Albania nuk ka ndjekur rregullat e tenderimit të BE-së? Si e vlerësoni faktin se qeveria shqiptare shkeli Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit midis BE dhe Shqipërisë, si në rastin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë dhe në themelimin e Air Albania, dhe se kontratat janë dhënë direkt pa garë të hapur për kompanitë turke, kompaninë shtetërore shqiptare dhe kompaninë private shqiptare (të dyshimtë) që u krijua nëntë ditë përpara, në atë kohë, që nuk ka përvojë në fushën e aviacionit. A mund të jepni një shembull të një projekti të rëndësishëm në Shqipëri, ku procedura e tenderit janë krye në përputhje me rregullave të BE-së?”-pyeste ai.
Marrëveshja për ndërtimin e aeroportit u miratua nga Parlamenti pranverën e vitit të shkuar. Ministri i Infrastrukturës në atë kohë, Damian Gjiknuri tha se oferta e konsorciumit turk është serioze dhe se investimi i kalon 100 milion euro, duke mos dhënë detaje të tjera.
“Oferta ka karakter konfidencial dhe sa të përfundojmë negocimin, të dhënat nuk mund të bëhen publike”, tha Gjiknuri më 29 janar 2018, por tani pas një viti, këto negociata duket se kanë dështua