Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, del rezultati i autopsisë

Tuesday, 23 Prill 2019 14:54

Një ditë pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova pas lindjes çezariane, del edhe rezulati i autopsisë së mjeksisë ligjore. Sipas rezultatit të autopsisë bëhet me dije se shkak i vdekjes së saj është ‘Koagulimi’ i cili është një lloj mpiksje gjaku, që shkakton trashjen e tij deri në tharjen përfundimtare.

Për pasojë thuhet në raportin zyrtar të autopsisë vdekja ka ardhur nga mpiksja e gjakut nga i cili i është bllokuar një një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në mjekësi ‘KOAGULIMI’ është i rrallë , por më i shpeshtë te ndërhyrjet gjatë lindjes.

Login to post comments