Një aksident tragjik ndodhi në Pordenone të Italisë fqinje, viktimë e te cilit mbetën dy të rinj.
Viktimat, sipas mediave italiane, janë 16-vjeçarja Elisa Pitussi, me origjinë nga qyteti i Durrësit dhe Catalin Fendic, një 19-vjeçar me origjinë nga Maroku, të dy rezidentë në Spilimbergo.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 16:00, në një rrugë mes Spilimbergo dhe San Giorgio della Richinvelda.
19-vjeçari humbi kontrollin e makinës në rrethana ende të paqarta dhe doli jashtë rrugës, duke përfunduar në një kanal vaditës. Dy të rinjtë humbën jetën në vendngjarje, pavarësisht se në ndihmë të tyre shkoi edhe një helikopter.
Ata që dhanë alarmin ishin dy miq të të rinjve, që udhëtonin para tyre me një tjetër makinë, shkruan, tvklan.al.
Duke qenë se nuk Elisa dhe Catalin nuk po mbërrinin, ata i morën fillimisht në telefon. Por kur asnjë prej tyre nuk u përgjigj, ata vendosën të ktheheshin pas me makinë, për të zbuluar kështu tragjedinë që kishte ndodhur.
Një prej tyre u përpoq që t’u vinte në ndihmë të rinjve, por rrymat e forta të ujit nuk e lejuan. Mësohet se edhe ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e vështirë për shkak se presioni i fortë i ujit nuk i lejonte të hapnin dyert e makinës.