Meta: Holanda, e rëndësishme për të ardhmen europiane të Shqipërisë

E mërkurë, 24 Prill 2019 19:50

Presidenti Ilir Meta, ishte sot i pranishëm sot në Ambasadën e Holandës, për nder të Ditës së Mbretit.

Meta shprehu kënaqësinë e tij për pritjen e organizuar, duke e cilësuar një vend shumë të rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.


“Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Mbretit nga ambasada e Holandës, një vend mjaft i rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen tonë europiane.

Me interes pashë ekspozitën e fëmijëve shqiptarë me piktura, me rastin e 350-vjetorit të ndarjes nga jeta të Rembrandtit.

I lumtur të merrja dhuratë një libër për Johan Cruijff-in, idhullin e fëmijërisë time, aq më tepër tani që Ajax-i po rikthehet si atëherë.”, shkruan Meta në profilin e tij në facebook.

Login to post comments