Babëzia pronarëve të galerivë të vdekjes shkakton tragjedinë e radhës, prokuroria të vihet në lëvizje
Një minator I vdekur dhe një minator I plagosur është bilanci tragjik I një aksidenti në minierën e fshatit Tërnovë në Bulqizë ditën e sotme.
Shkak I aksidentit është mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë, pasi si pasojë shpërthimit të lëndës plasëse dinamit për hapjen e galerive të reja gazrat helmues janë janë përhapur duke sjellë vdekjen e minatorit Fadil Stojku, 50 vjeç dhe plagosjen e minatorit Lejtim Ramçi.
Galeritë e nëntokës në Dibër po vijojnë të marrin jetë njerëzish teksa Inspektoriati Shtetëror I Punës vijon të heshtë përballë këtyre tragjedive duke mos marrë masat e duhura.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë I shpreh ngushëllimet familjes Stojku dhe I bën apel Policisë Shtetit dhe Prokurorisë të nisin urgjentish hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkohë përballë kësaj situatë qeveria duhet urgjentë të miratojë statusin e minatorit.
Më 28 prill Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë mban konferencën për sigurinë në punë ku në fokus do jetë mungesa e sigurisë teknike në punë.