Grimcat e rërës në ajër, por dhe reshjet e shiut të shoqëruara me baltë në vendin tonë pritet të jenë të pranishëm deri në fund të javës.
Meteorologia Adiola Bani shpjegon se masat xhore nga veriu i Afrikës kanë përfshire Mesdheun dhe Evropën Juglindore duke sjelle këtë situatë në të grithë Gadishullin e Ballkanit.
Kjo ka bërë që të kemi dhe rritje te menjëhershme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe në ato maksimale.
Këto masa ajrore me origjinë afrikane pritet të tërhiqen nga vendi ynë vetëm pas të premtes kur sipas shërbimit “Meteoalb” do të ketë dhe rënie graduale të temperaturave.
Meteorologët në vendin tonë qarkullojnë shpesh masa të tilla por këtë herë është ndjerë me tepër pasi temperaturat në pjesën dominuese të muajit nuk kanë qenë shumë të larta e nuk i kanë kaluar të 24 gradët celsius.