Ka përfunduar në Sarandë, operacioni i FNSH për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, i nisur paraditen e sotme në këtë qytet.
Sipas një informacioni të fundit, i ndaluar në këtë aksion është edhe nën/drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj
Në këtë operacion u ndaluan edhe 2 femra të cilat më pas u lanë të lira.
Sipas burimeve të më të fundit janë 8 persona të ndaluar të cilët po shoqërohen drejt Krimeve të Rënda në Tiranë
Operacioni i FNSH-së ka nisur në një bllok banesash në lagjen nr. 5 në këtë qytet.
Ndërsa janë ndaluar anëtarë të dyshuar të një grupi kriminal të trafikut të drogës.