Media lokale publikon videon e arrestimit të zv.drejtorit të spitalit, kush ishte kreu i bandës së drogës

Hënë, 06 May 2019 18:41

Florenc Llanaj, nën/drejtor i Spitalit të Sarandës, është një nga personat e ndaluar në orët e fundit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, në megaoperacionin që ka nisur që në orët e para të mëngjesit.

Llanaj akuzohet si kreu i një bande që merrej me trefikimin e lëndëve narkotike.

Emri i tij thuhet se ka dalë nga përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku ka rezultuar i përfshirë në trafikun e drogës.

Të ndaluar të tjerë në këtë operacion janë edhe shtetasit: Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Armando Zholi.

Ndërkohë FNSH arrestoi më herët edhe dy femra, por që më pas u lanë të lira.

 

Modifikuar më Hënë, 06 May 2019 18:43
Login to post comments