Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, njerëzit po dëmtojnë botën natyrore dhe se ndërsa ka kohë për të rregulluar problemin, kjo do të kërkonte ndryshime transformuese. Raporti i publikuar të hënën mbështetet në punën e 450 studiuesve nga dhjetra vende dhe paralajmëron se një milion bimë, insekte dhe specie të botës shtazore janë në rrezik të zhduken, shumë prej tyre brenda disa dekadave.
Raporti i OKB-së identifikon pesë mënyra kryesore që njerëzit po reduktojnë biodiversitetin e planetit, si shndërrimi e habitateve në ferma dhe qytete, peshkimi pa kriter, nxitja e ndryshimit të klimës përmes karburanteve fosile, ndotjes së ujit dhe ajrit dhe lejimi i specieve invazive në luftë me bimët dhe kafshët në zonat ku ato jetojnë, shkruan Voa.
Udhëheqësit e Platformës Ndërqeveritare të Politikave Shkencore mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES), që publikuan raportin, thanë me veprimet e tyre njerëzit po dëmtojnë vetveten, duke kërcënuar shëndetin e tyre, furnizimin e tyre me ushqim, ujë dhe shëndetin. Ata bëjnë thirrje që të shmangen pasojat më të këqija duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit prodhojnë ato që konsumojnë, si ushqimi, energjia dhe trajtimin më të mirë të mbetjeve.