Shuhet nacionalisti veteran Sait Demneri

Hënë, 06 May 2019 18:45

Ka ndërruar jetë në Kanada, një prej nacionalistëve të fundit të mbetur gjallë, të kohës së luftës, Sait Demneri. Ai i përkiste brezit të rinisë antifashiste të Tiranës që përqafuan idealet kombëtare të Ballit Kombëtar. Qysh kur ishte nxënës, në vitin shkollor 1942-1943, të gjimnazit të Tiranës, përplasi idetë e tij atdhetare me përfaqësuesin komunist në këtë gjimnaz, Ramiz Alia. Pas mbylljes së gjimnazit në vitin 1943, për shkak të luftës, Saiti u përfshi në radhët e çetave të Ballit Kombëtar. Përfshirja e Shqipërisë në luftën civile, e detyroi të largohej i plagosur nga vendi. Nga Shkodra u largua në Itali, në vitin 1948 gjendet në Siri, vijon në Kajro e në vitet 1948-1968 jetoi në Australi. Pas 20 vjetësh, largohet për në Kanada. U rikthye në atdhe më 2 prill 1992. Më 9 gusht 2020 Sait Demneri do të mbushte 100 vjeç. Fjalët e tij: “Koha provoi drejtësinë e alternativën e Ballit Kombëtar”, janë një mesazh i përhershëm për ata që e duan të vërtetën.

c807be88f627d5285ba9aeacff865960_XL.jpg

Modifikuar më Hënë, 06 May 2019 19:38
Login to post comments