Presidenti Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes Hasanaj, gjatë një vizite që ka bërë sot në mbrëmje pranë familjarëve të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në krye të detyrës në misionin ushtarak në Letoni.
Meta shprehu mirënjohjen më të thellë për atë që e konsideroi sakrificë sublime dhe solidaritetin me familjen dhe të afërmit në këto momente të rënda për ta.
Zarife Hasanaj humbi jetën ditën e djeshme në Letoni, Letoni si pasojë e shpërthimit të një mine. Ndërkohë, nga shpërthimi, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.