Ardi Veliu braktis policinë dhe futet në politikë
Banorët e Unazës së re të cilët kundërshtojnë me ngulm zbatimin e projektit të faktuar si të falsifikuar për shembjen e shtëpive të tyre dolën paraditen e sotme në protestë. Ata shfrytëzuan edhe momentin kur kryeministri Edi Rama do të kalonte në segmentin e Unazës dhe tentuan ti bllokojnë rrugën njeriut që prej 6 muajsh nuk denjon ti dëgjojë. Një akt demokratik që veprohet në të gjithë botën.
Por ndryshe nga sa ndodh në vendet demokratike, dhuna, gazi lot sjellësh dhe shantazhi janë përgjigjet e policisë shqiptare të drejtuara tashmë drejtpërdrejt nga Edi Rama.
Nga përplasja, policia shoqëroi disa protestues mes tyre edhe ish-deputetin Klevis Balliu, por disa orë më pas , pa asnjë shpjegim ligjor, ajo njoftoi se do të mbajë Balliun dhe një tjetër banor të Unazës në masë arresti.
Ky veprim i kalon caqet ligjore dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka marrë përsipër të bëhet vegël e politikës së Ramës.
Ky njeri me arrestimin e ish-deputetit e la uniformën e policisë dhe nisi një proces politik. Ai u bë zbatues u urdhrave të Ramës dhe Sandër Lleshajt,. Urdhra këto për t;i mbyllur gojën banorëve të Unazës që prej muajsh po i tregojnë jo vetëm shqiptarëve por edhe botës se si vjedh qeverisja e Ramës.
Madje Ard Veliu ka sajuar këtë pasdite edhe shtrime të efektivëve të policisë se nga shtyrja mes protestuesve dhe policisë janë dëmtuar rëndë këta të funit. Por në njoftimin e shpërndarë për mediat nuk jepet asnjë informacion se në ç’gjendje është nëna e fëmijës dy muajshe që u helmua me gazin helmues të hedhur pa kriter. Asnjë informacion gjithashtu nuk ka për shëndetin e banores që pësoi gjendje të fiktë gjatë dhunës së ushtruar nga policia.