Banorët e Astirit ndryshe nga netët e tjera janë, nisur nga banesat e tyre drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku mbahen të arrestuar disa protestues midis të cilëve edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.
Me thirrjet “Rama ik” banorët kanë nisur marshimin në këmbë nëpër rrugët e Tiranës dhe pritet që pas disa minutave të mbërrijnë përballë Drejtorisë së Policisë.
Klevis Balliu u arrestua një ditë parë nga policia e Tiranës së bashku me 5 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama që do të vizitonte një biznes në zone.
Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës me efektivët blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën. Balliu u shoqërua me furgonin e policisë për t’u dërguar në Komisariatin 6 dhe më pas në drejtorinë e policisë së Tiranës ku iu komunikua arrestimi.
vijon...