Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka pritur sot në një takim homologun nga Malit i Zi, Milo Gjukanoviç.Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se e vlerëson praninë e tij në Samitin e Brdo-Brijunit, ndërsa e cilëson si një aktor kyç në forcimin e bashkëpunimit rajonal
“I lumtur të takohem në Tiranë me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
E vlerësoj praninë e tij në Samitin e Brdo-Brijunit, duke e konsideruar një aktor kyç për forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Marrëdhënie të shkëlqyera miqësore e historike midis dy vendeve tona”-shkruan Meta.