Dështon sërish seanca e rradhës për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës është bërë mosformimi i trupit gjykues.
Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka komanduar gjyqtarin e tretë në Apel. Kjo është hera e tetë që Krimet e Rënda shtyjnë senacën për Shullazin dhe bandën e tij.
Kujtojmë se në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.
Ndërkaq, lidhur me akuzën për kërcënimit ndaj rektorit të UT grupi u shpall i pafajshëm.