Kërkohej nga drejtësia italiane, ja kush është ia arrestuari në Durrës

E mërkurë, 15 May 2019 09:58

Kujtim Pajo është përsoni i cili u arrestua sot në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Pajo nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare pasi ishte pjesë e grupit kriminal, pjesë e së cilit ishte dhe biznesmeni i ndërtimit, Palrent Cani i vrarë në në atentat mafioz në vitin 2 shtator 2013.

Ai u dënua si pjesë e një grupi të madh trafikantësh të cilët kishin transportuar me anë të trajleve, më shumë se 100 kilogramë lëndë narkotike, të llojit heroine në vitin 2001.

Kujtim Pajo ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga Gjykata Italiane me 15 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë ku do të kryejë dënimin.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 15 vjet burgim , për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • • K.P., 51 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Durrës.

Shtetasi K. P., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjyqësore në Itali, bazuar në Urdhër Arrestin në datë 08.03.2019, për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", pasi është dënuar me 15 vjet burgim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Login to post comments