Aksidenti me 3 viktima, çfarë ndodhi mbrëmë ngjarja e rëndë në Kavajë

E mërkurë, 15 May 2019 10:40

Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, ku në rrugën Kavajë-Rrogozhinë, ku një automjet që drejtohej nga një 24 vjeçar u përplas me tabelën e një karburanti e më pas aksidentoi edhe një nënë me dy vajzat e saj që ishin duke ecur pranë, 21 dhe 15 vjeçe.

Nga ky aksident humbi jetën nëna, rreth 46 vjeçe, drejtuesi i mjetit, si dhe miku i tij që ndodhej në sediljen e parë.

Shoferi i automjetit ishte  Vilson Cara, 24 vjeç, gruaja që mbeti viktimë, është identifikuar s Lumturie Demrozi, ndërsa i viktima që ishte pasagjerë në automjet, u identifikua si Gentian Belba 23 vjeç.

Ndërkohë që e plagosur ka mbetur edhe vajza e viktimës, Xh.D  21 vjeçe.

Drejtuesi i mjetit që humbi jetën kishte dalë për të festuar ditëlindjen, ndërsa bashkë me të udhëtonin edhe dy shokët e tij, njëri mbeti viktimë.

Të rinjtë kishin marrë me qira automjetin dhe kishin planifikuar që të shkonin në Tiranë për të festuar ditëlindjen, por që fat të keq kjo festë përfundoi me marrjen e tre jetëve.

Login to post comments