Një gjykatë në Bruksel e ka dënuar me gjobë ish-mbretin e Belgjikës Albert II me arsyetimin se nuk e ka kryer testin e ADN-së.
Në shkurt, ai refuzoi t'i nënshtrohej një provë të tillë në një rast që kishte për qëllim të provonte se ai kishte një fëmijë të në vitet 1960.
Gjykata e Apelit ka vendosur që ish mbreti Albert II të paguajë 5.000 euro çdo ditë deri në momentin kur ai të kryejë testin e ADN-së.
Në nëntor të vitit të kaluar, gjykata në seancën e hapur mbi pretendimet e Delphine Boel vendosi se ish-mbreti Albert II duhej t'i nënshtrohej një testi të ADN-së brenda 3 muajve.
Mbreti 84 vjeçar i cili në vitin 2013 ia dorëzoi fronin djalit të tij Philippe, mbron idenë e tij se artistja 51 vjeçare Boel nuk është vajza e tij. Ndërkohë që Boel që prej 10 vitesh ngre padi të ndryshme për të provuar se mbreti është babai i saj.
Ish mbreti Albert II i cili tashmë nuk është në detyrë zyrtare nuk ka imunitet ndaj vendimeve të gjykatës.