Xhelal Mziu, vlerëson me medaljen “Nderi i Kamzës”, nëntetaren Zarife Hasanaj

Premte, 17 May 2019 08:55

Kryetari i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu ka vlerësuar me medaljen “Nderi i Kamzës”,nëntetaren ZARIFE MUHARREM HASANAJ me motivacionin:
“Për trimëri, kurajo, sakrificë sublime deri në flijim dhe luftën kundër terrorizmit për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe paqësore në bazë të kuadrit të misionit ushtarak të NATO-s në Letoni”. Zarife Hasanaj ishte banore e Bashkise Kamez, familja e saj jeton në Babrru të Tiranës ku ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi”.
Kush është Zarife Hasanaj?
20 ditë para se të kthehej në Atdhe, nga misioni i saj i parë, nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën nga në detyrë. Nje prej mengjeseve per te rezultoi fatal për nëntetaren shqiptare, pjesë e misionit të NATO-s “Enhanced ForWard Presence”.
Hasanaj i nisi shkallët e karrierës brenda Forcave tona të Armatosura. N/Tetar Zarife Muharrem Hasanaj ka lindur më 08/07/1987, në Qytetin Barjam Curri, Tropojë, ndërsa prej disa vitesh jetonte me në Babrru të Tiranës me prindërit dhe vëllain e martuar.  Ajo ishte fëmija i katër i familjes Hasanaj, ka një vëlla dhe dy motra.
ARSIMIMI 
Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.
Ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit “Bachelor”, në “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017.
KUALIFIKIMET 
Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”.
Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.
GRADIMI DHE PUNESIMI 
Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar.
Gjatë karrierës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.
Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.
Në 20 Dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD.

Modifikuar më Premte, 17 May 2019 08:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...