Një grabitje raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Elbasanit. Mësohet se në orët e para të mëngjesit një market në lagjen '5 Maji' të qytetit ka rënë pre e grabitjes.
Dy persona të maskuar kanë vjedhur rreth 200 mijë lekë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, ku sipas uniformave blu dy autorët kanë shqyer qepenët e biznesit.
Sakaq, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve si dhe kapjen e tyre.