Një aksident rrugor ka ndodhur në kryqytet, në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë. Nga informacionet paraprake të bëra të ditura nga Policia, një motor është përplasur me një automjet dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Mësohet se kalimtarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën, e cila ka transportuar të plagosurin drejt spitalit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat policore për të kryer zbardhjen e shkaqeve dhe të rrethanave të aksidentit.