Mark Crawford, Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, tha në emisionin “Argument” në Scan Tv se shumë nga sipërmarrësit po mendojnë të largohen nga Shqipëria dhe të shkojnë në vendet e tjera të rajonit si pasojë e krizës politike që ka përfshirë vendin dhe impaktit që ka kriza politike në ekonomi.
Craëford, deklaroi se paqartësia që kanë tani investitorët, jo vetëm të huajt, por edhe ata vendas, bën që të largohen nga Shqipëria, kryesisht drejt rajonit.
“Ka edhe disa investime që kanë bërë, ata janë me të vërtetë të shqetësuar. Tani ata po mendojnë a ta marrin dividentin, sepse është ulur pak dividenti dhe të investojnë jashtë, ose në Rajon. A do të ndryshojë dividenti? Pra a do të jetë në ardhmen ai më i lartë. Kështu që askush nuk është më i sigurtë ta thotë këtë. Por nëse ka një nxitim nga ana e tyre që janë shkaktuar nga problemet e politikës, është ky nxitim për të marrë dividentin dhe ta investojnë diku tjetër. Kështu që disa nga ata (investitorët) janë duke investuar edhe në Mal të Zi, edhe në Kosovë”, deklaroi kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Craëford.