Mbështetësit e opozitës më Berat nuk janë trembur nga kërcënimet me burg të Ramës. Në një atmosferë të ndezur ne takimin me kryetarin e PD, demokratët e Beratit ia kanë dhënë përgjigjen Ramës me brohoritjet “ Nuk ka zgjedhje pa PD”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Vetë Basha tha se 30 qershori është një tentativë për grusht shteti kushtetues. Kreu i opozitës tha se kundër kushtetuës nuk është opozita, por Edi Rama, që ka asgjesuar garduanët e Kishtetutës, Gjykatën e Kushtetutës, kundër kushtetutës është procesi monist i manipuluar, me emërim të opozitës fallco, me kandidatë fallco, kundër kushtetutës është procesi me 1.4 milionë karta identiteti. Basha tha se bashkimi i shqiptarëve me opozitën është akti më kushtetues në shërbim të interesave më të mira të Shqipërisë.