Megaoperacioni antidrogë arreston 13 persona në Itali, rrjeti drejtohej nga një shqiptar

E Enjte, 23 May 2019 10:36

Një operacion i madh mëngjesin e 22 majit nga policia e Bergamos kapi njerëz të ndryshëm të akuzuar për mbajtje, transport dhe shitje të drogës si dhe mbajtjen e armëve të zjarrit. 13 persona përfunduan në pranga, pesë shqiptarë, tre italianë dhe të tjerët marokenë. Dy të tjerë u gjurmuan dhe arrestuan pasditen e të mërkurës, një 30 vjecar shqiptar dhe një 19 vjecar nga Bergamo që iu kapën 150 gram hashash, 12 doza kokainë, një peshore dhe material për paketimin e drogës si dhe 3475 euro.

Ndërkohë pas arrestimeve vjen edhe kontrolli i banesave ku u sekuestrua një volsvagen polo, 150 gramë kokainë, 33 doza hashash dhe 15 mijë euro cash. Hetimet sipas policisë italiane zgjatën dy vjet me përgjime, video, marrje në pyetje të shpërndarësve. Kështu, policia konstatoi rrjetin e drogës që drejtohej nga një shqiptar 35 vjecar. Ai furnizonte drejtpërdrejtë tregtarët e vegjël të drogës në shitje me pakicë. Në bashkëpunëtorëte tij ishin edhe tre shqiptarëve të tjerë një prej të cilëve është edhe drejtuesi i një bari në zonën e Grumello në Bergamo.

Nga përgjimet e policisë italiane rezultoi se një shqiptar arrestimin e bashkëpunëtorit të tij e konsideroi si prishje punësh. Ai u ankua se ata kishin “arrestuar një djalë për tre mijë euro në javë”. Grupit të shqiptarëv iu sekuestrua edhe një pistoletë kalibri 7.65 që ishte fshehur në ashensorin e një pallati në San Bernardino.

Në operacion që u drejtua nga policia e Bergamos, kanë bashkëpunuar edhe Milano, Torino, Breshia, Mantova, Cremona, Como, Sondria e Parma, raportojnë mediat italiane.

Login to post comments