Minatorët e Korçës, Devollit dhe Ersekës kanë protestuat sot para Prefekturës për të kërkuar statusin e minatorit.
Kreu i sindikates se minatorëve të Korçës, Syrja Ruci tha se protestat po bëhen për të kërkuar të drejtat e tyre.
'Nuk po na e vënë veshin. Po na gënjejnë për statusin. Kërkojmë djersën tone. Pensioni është 35 mijë lek të reja' u shpreh ai.
'Nuk duam thërrime, duam statusin.Do përshkallëzojmë protestat deri në grevë uri', janë shprehur më tej minatorët.