Rreth 36 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar në Sajadhe, Igumenicë.
Bëhet e ditur se nga policia greke ëhstë ndaluar një mjet ku janë sekuestruar 28 pako me 35 kg 950 gram marijuanë.
Në pranga ka rënë shoferi 44-vjeç, kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur.
Gjithashtu është ndaluar një mjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës ku janë arrestuar një burrë 50-vjeç dhe një grua 40-vjeç.
Ndërsa në këtë makinë të dytë janë sekuestruar 3 telefonë celularë.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 3.9 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.