Një çiklist italian është aksidentuar ditën e sotme në qytetin e Sarandës.
Mësohet se 23-vjeçari Massimo Rosa, i cili ka mbërritur në vendin tonë në kuadër të një turi çiklistësh, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Pas transportit në spitalin e Sarandës, Rosa është nisur me helikopterin e urgjencës drejt Tiranës për mjekim të specializuar.