FOTO/ Shiu i nxjerr bojën Erjon Veliajt për "Pyllin Orbital"

Hënë, 16 Prill 2018 20:03

Propaganda mediatike e Erjon Veliaj i ka mbushur mendjen kryeqytetasve se Tirana është qyteti më i pastër dhe se ajri i ndotur keqqeverisjes së kryebashkiakëve para tij i ka lënë vendin oksigjenit. Madje prej muajsh po u shitet shqiptarëve se Tirana po shndërrohet në një oaz gjelbërimi. Këtë Veliaj po e bën nëpërmjet të ashtuquajturit “Pylli Orbital”.

Por kanë mjaftuar disa pika shiu që boja e propagandës Veliaj të rrëzohet. Siç do e shikoni edhe në fotot më poshtë, mbi kokat e kryeqytetasve dhe mbi automjete shiu ka ardhur në formën e baltës, e kjo për shkak të ndotjes së lartë në kryeqytet.

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit rrit rrezikun e kancerit të mushkërive, si dhe dëmton zhvillimin e plotë të mushkërive te fëmijët.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 20:07
Login to post comments