Proçesi i negociatave me Shqipërinë, Kotzias: U shpjegova se …

Hënë, 16 Prill 2018 19:48

Gjatw vizitws zyrtare nw Luksemburg ministri I jashtwm grek Nikos Kotzias ka homologët e tij në vendet në Bashkimin Europian mbi procesin e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë.

 

Kotzias tregoi se në mbledhjen e zakonshme mes ministrave u bisedua edhe për çështjen e Ballkanit Perëndimor, një temë që sipas tij i intereson shumë Greqisë.

 “U shpjegova se ku gjenden negociatat tona me Shqipërinë dhe me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, tha Kotzias.

Ndërsa ka folur edhe për deklaratën e Zaev për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, duke shtuar se kjo e fundit nuk ka nevojë të ndryshojë Kushtetutën.

 “Homologëve të mi u theksova nevojën që liderët e vendit fqinj ta kuptojnë se nuk mund të bëhen negociata përmes intervistave dhe deklaratave publike. Shtova se duhet të tregojnë seriozitet dhe të pranojnë një metodë që do të na shpjerë drejt zgjidhjes.Të dielën, kryeministri Zaev i deklaroi agjencisë vendase të lajmeve, MIA, se emri i ri do të përdoret vetëm jashtë vendit dhe rrjedhimisht nuk është nevoja të ndryshohet Kushtetuta”, shtoi ministri grek.

Login to post comments