“Qofsha e fundit me këtë histori”! Flet vajza e përdhunuar nga i ati (VIDEO)

E mërkurë, 10 July 2019 20:25

Në Tiranë, një vajzë 18 vjeçare kërkoi ndihmën e mediave për t’u mbrojtur nga abuzimet seksuale, që sipas saj, kryente i ati me të prej 3 vjetësh.

Ajo i tregoi programit Fiks Fare në televizionin Top Channel se si policia dhe prindërit e shtynë të tërhiqte denoncimin, ndërsa tani kërkon ndihmë nga mediat.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, e intervistoi vajzën denoncuese, e cila tha se policia nuk veproi për ta mbrojtur. Zëri dhe emri i saj janë fshehur për arsye sigurie.

E pyetur nga Zëri i Amerikës mbi pretendimet e vajzës, policia deklaroi se çdo thënie e saj do të hetohet me kujdes, dhe se i ati u arrestua të martën.

Programi i njohur investigativ “FIKS FARE” publikoi në televizionin Top Channel denoncimin e një vajze 18-vjeçare, sipas të cilës babai e dhunonte seksualisht prej 3 vjetësh.

Vajza thotë se denoncoi dhunën disa muaj më parë në polici me ndihmën e një avokati, por pas një jave u detyrua ta tërheqë denoncimin për shkak të presioneve.

Mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisnin asaj i vinin edhe gjatë intervistës së sotme.

“Unë kam vajtur në polici para disa muajsh dhe bëra një denoncim nëpërmjet një avokati në Tiranë. Denoncimin me avokat e bëra në Tiranë, sepse në qytetin ku jetoj jam fare e pambrojtur. Pasi bëmë denoncimin, një polic aty e mori babain në telefon dhe i tha që ka ardhur një dosje e zezë për ty, ndaj duhet të vish ta shikosh me patjetër. Babai shkon aty dhe i lexon të gjitha. Më merr në telefon dhe më thotë: Duhet të vish. Do të vij mamaja të të marrë”. Shkoj në polici dhe policia më kërcënon: Nëse nuk ka prova, ti do të arrestohesh, sepse akuzohesh për një denoncim të rremë. U detyrova ta tërheq denoncimin brenda një jave, sepse nuk kisha asnjë provë” – tha vajza denoncuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...