Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Korçë-Pogradec. Raportohet se një mjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur disa persona.
Ngjarja është shënuar në Vërdovë, ndërsa nuk dihet ende gjendja e të plagosurve.
Në vijim policia pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit dhe të japë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurve.