Sekuestrohen 4 makina luksoze në Laç, kërkohen edhe 4 të tjera

Diel, 14 July 2019 09:55

Janë sekuestruar 4 makina luksoze në Laç, ndërsa policia thotë se është në kërkim edhe të 4 makinave të tjera.

Operacioni i koduar ‘Luksi’ është zhvilluar gjatë ditës së djeshme dhe makinat i janë sekuestruar qytetarit me inicialet i. L.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Finalizohet operacioni ‘LUKSI’, për vendosjen e sekuestro preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete kriminale.

Sekuestrohen 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 automjeteve të tjera luksoze

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin zhvilluan Operacionin Policor ‘LUKSI’, për vendosjen e sekuestro preventive të disa automjeteve të shtetasit I. L.,i ekstraduar në Itali për veprat penale ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’

Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale ‘

Bazuar në vendimin e datës 10.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin u vendos sekuestro preventive për katër automjete luksoze në pronësi të shtetasit I. L.

Gjithashtu po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të katër automjeteve të tjera luksoze, të regjistruara në emra të familjarëve të shtetasit I. L.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...