Miliona euro të pista qarkullojnë në Shqipëri, Europol dorëzon dosjen me emra zyrtarësh

Diel, 14 July 2019 10:38

Ngushtohet më tej laku për njerëzit e korrupsionit dhe krimit. Prokuroria e Përgjithshme “merr në dorë” regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme, në kuadër të planit për evidentimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme.

Lëvizja reflektohet në raportin e Ministrisë së Drejtësisë për monitorimin e zbatimit të strategjisë kundër korrupsionit gjatë tremujorit të parë të vitit 2019. Në raport thuhet se organi i akuzës tashmë do të ketë akses në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme, ndërsa policia ka siguruar aksesin në bazat e të dhënave dhe në regjistrat elektronike shtetërore të disa institucioneve publike.

“Hetimi dhe ndëshkimi i një krimi të zakonshëm zakonisht përfshin trion polici, prokurori dhe gjyqësor, hetimi i suksesshëm i krimit ekonomik përfshin një gamë më të gjerë aktorësh si ILDKPKI, KLSH, DPPPP, subjekte private si bankat, firmat e ndërtimit, agjencitë e pasurive të patundshme, agjencitë e udhëtimit etj, etj. Bashkëpunimi i frytshëm midis organeve të hetimit dhe gjithë këtyre subjekteve është një parakusht për suksesin e luftës penale kundër korrupsionit.

Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme “Për dhënien e të drejtës së aksesit prokurorisë në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme”. Ndërlidhja ka përfunduar dhe po shtohen përdoruesit. Policia e Shtetit ka siguruar aksesin në bazat e të dhënave dhe në regjistrat elektronike shtetërore të disa institucioneve si: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, DPSHTRR, ZQRPP, QKB, Ministria e Financave dhe Ekonomisë”, thuhet në raport.

Sipas raportit të Ministrisë së Drejtësisë, Policia e Shtetit, gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, ka marrë 57 informacione për lëvizjen e parave të pista brenda dhe jashtë vendit. “Përmirësimi i bashkëpunimit gjyqësor dhe policor ndërkombëtar në luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar. Të ardhurat nga krimi ekonomik dhe financiar shpesh depozitohen ose investohen jashtë vendit. Policia e Shtetit ka marrëveshje bashkëpunimi me Interpol dhe Europol si dhe me struktura homologe të vendeve të tjera, për të luftuar këto krime.

Bazuar në këto marrëveshje strukturat ligjzbatuese nëpërmjet policisë së shtetit shkëmbejnë informacion në mënyrë të vazhdueshme. Në zbatim të këtij objektivi, gjatë tremujorit të parë, Ministria e Brendshme ka realizuar informacione të shkëmbyera me agjencitë homologe, në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare dhe korrupsionit si më poshtë: 42 Informacione, me Interpolin. 12 Informacione, me Evropolin. Tre informacione me rrjetin e zyrave për gjetjen e rikuperimin e aseteve kriminale CARIN dhe 68 raste shkëmbimi Informacione me Agjenci të tjera ligjzbatuese”, thuhet në raport.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...