Dorëheqja e Haradinajt, pse po hesht Edi Rama?

Premte, 19 July 2019 22:16

Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur reagime të shumta në Prishtinë e Tiranë. Shumica vlerësojnë aktin e tij prej shtetari dinjitoz dhe shprehin mbështetje për të. Por ajo që bie në sy deri më tani të paktën, është mungesa e një reagimi nga kryeministri Edi Rama.

Përse hesht Edi Rama?! Reagimi i vetëm nga qeveria shqiptare është ai i ministrit të Diasporës, Pandeli Majko. Po kështu pati reagim edhe nga ish-ministri Ditmir Bushati. Kryeministri i Shqipërisë kohët e fundit kishte një ftohje me Ramush Haradinajn pas deklaratave të këtij të fundit se Rama e kishte detyruar në Samitin e Berlinit që të ndryshonte mendim për taksën ndaj Serbisë. Krisja në raportet mes tyre u re edhe në mungesën e Ramës në ceremoninë e inagurimit të autostradës ‘Arbën Xhaferi’, që lidh Prishtinën me Shkupin.

Nga ana tjetër Edi Rama është afishuar publikisht afër Hashim Thacit për projektin e ndarjes së Kosovës. Ndaj tyre ka patur edhe akuza të shumta në media dhe nga opozita se po mbronin në këtë mënyrë tezat e Beogradit zyrtar. Me dorëheqjen e Ramush Haradinajt pritet që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

LAPSI.al

Modifikuar më Premte, 19 July 2019 21:51

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...