Kalimi i Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë, reagon FSHN: Vendim arbitrar, në kundërshtim flagrant me VKM–në

Hënë, 22 July 2019 16:26

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”, ka bërë që të reagojë në një deklaratë publike Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Dekanati i këtij Fakultetit ka njofton se sot ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën ka diskutuar mbi këtë vendim të KM, të cilin e konsideron arbtitrar dhe në kundërshtim flagrant me VKM–në e datës 15.03.1965 për krijimin e Kopshtit Botanik, i vetmi institucion kërkimor-mësimor në vend në fushën e florës, unikal në llojin e tij në vend dhe si i tillë i shpallur në vitin 1995 si institucion i rëndësisë së veçantë.

“Vendimi për kalimin në pronësi dhe administrim të Bashkisë jo vetëm cënon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por dhe do të bënte të pamundur funksionin e këtij institucioni, produkt i punës së përkushtuar më se 60 vjeçare të brezave të pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Përvojat e hidhura të deritashme të Fakultetit të tonë me Muzeun e Shkencave të Natyrës, Departamentin e Bioteknologjisë, “ngrënien” e paradokohshme të një cope nga Kopshti në fjalë së bashku me godinën dykatëshe (dhuratë nga Ambasada Amerikane), për kalimin e Unazës së Re, nuk japin asnjë garanci, përkundrazi, flasin në të kundërt të ndonjë mundësie të realizimit të funksionit dhe misionit të Kopshtit Botanik nga ndonjë insititucion tjetër jashtë Universitetit të Tiranës.

Shprehemi dhe një herë se kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim me synim mbështetjen dhe zhvillimin e këtij institucioni me vlera unikale kombëtare, në respekt të qëllimit, misionit dhe funksionimit të tij. Në këtë kontekst ne mirëpresim planet dhe investimet e Bashkisë Tiranë, por gjithnjë të dakordësuar dhe pa cënuar funksionin e misionin e Kopshtit Botanik.

Kjo deklaratë është hapi i parë i reagimit zyrtar dhe publik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Univeristetit të Tiranës në kundërshtim të këtij Vendimi, me besim që reagimi i Qeverisë për tërheqjen e tij të jetë sa më i shpejtë. Në të kundërt, ne jemi të vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për anulimin e kësaj VKM-je në mbrojtje të Kopshtit Botanik, si aset kombëtar kërkimor dhe mësimor i pazëvendësueshëm.” thuhet në deklaratën shpërndarë mediave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...