Pas protestës së djeshme të banorëve të Astirit, policia prej disa orësh po tenton arrestimin e qytetarëve.
Siç mëson Syri.net, prej 5 orësh, forcat e policisë, me unfirmo dhe civilë, po kontrollojnë disa ambiente të zonës në tentativë për të arrestuar disa prej protestuesve.
Deri tani nuk ka asnjë informacion nëse ka apo jo persona të ndaluar.
Ditën e djeshme, situata te Unaza e Re ishte e tensionuar pas prezencës së forcave të shumta policore, përfshirë edhe ato të FNSH-së.