Panariti: Gropat buxhetore të koncesioneve do të na çojnë në katastrofë financiare

Tuesday, 23 July 2019 16:17

Ish deputeti i LSI Edmonad Panariti ka lëshuar sërish alarmin për PPP e famëshme të qeverisë shqiptare duke bërë edhe një krahasim me situata të tilla në Suedi.

Sipas tij “gropat buxhetore të koncesioneve ppp aforfe, pa garë dhe vlerësim (fizibilitet), do të na çojnë jo thjesht në faliment, por në katastrofë financiare”.

Ja postimi i tij i plotë:

 

Përpara se të plasin do të vazhdojnë të fryhen! Por kur të plasin do na zënë të gjithëve perfund! Gropat buxhetore të koncesioneve ppp aforfe, pa garë dhe vlerësim (fizibilitet), do të na çojnë jo thjesht në faliment, por në katastrofë financiare. Por para se të shkojnë deri aty, rrugës do vazhdojnë të gelltisin miliona euro në rivlerësim të kostove të investimit, pra do të vazhdojnë të fryhen.

Filloi qe tani Milot - Balldren me 40 milionë euro plus! Shihni se çfarë po ndodh sot në Suedi! Investimi me PPP i Spitalit Neë Karolinska te Stokholmit, është duke u hetuar nga qeveria suedeze..! Spitali që duhet të përfundonte në 2018, ende nuk ka përfunduar, sepse sistemi i tij IT është difektoz dhe do ribërë nga e para.

Ndërsa kostot e ndërtimit kanë kërcyer nga 1.8 miliard euro në 7.5 miliard euro. Konsiderohet si spitali më i shtrenjtë në botë... Kur kjo ndodh me ppp - të në Suedi.. po te ne?

Image

 

© SYRI.net

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...