Reforma në drejtësi/ Vasili i përgjigjet shefes së ONM-së: Nuk do presim 1 mijë vjet sa Roma

Tuesday, 23 July 2019 16:28

“Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet".

Kjo është proverba që përdori në 3-vjetorin e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera.

Deklarata e Calaveras erdhi gjatë inaugurimit të “Poli i Drejtësisë”, ndërsa përgjigjen për të vjen nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

 

Duke qëndruar sërish te Roma, Vasili i kujton shefes së ONM-së se, nuk do të presim 1 mijë vjet sa kryeqyteti italian për reformën në drejtësi.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Calavera nuk do presim 1 mije vjet sa Roma per reformen ne drejtesi!!!

Dje Calavera tha: "Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet."

Kushtetuta e 21-22 korrikut ka afate te qarta te shkruara e zeza mbi te bardhe per te mos pritur sa Roma per reforme,por ato jane shkelur e dhunuar nga fillimi ne fund,

1.A e rrit dhe garanton integritetin e reformes dhunimi i corpusit juridik baze te saj sic eshte kushtetuta normat dhe afatet e saj ???

Kandidatet e kontestuar fort nga vete ONM e Calaveres sot jane anetare te shumices se KLGJ dhe KLP sepse rilindja i hodhi ne kosh edhe konstatimet e ONM dhe i zgjodhi ata se i duheshin per te kapur drejtesine.

2.A e rrit dhe garanton integritetin e reformes prania e ketyre anetareve te KLGJ dhe KLP pa asnje integritet??

Calavera i referohet Romes dhe mire ben,

por shqiptaret nuk kane kohe te presin 1 mije vjet,

ata kerkojne respekt absolut te kushtetutes se tyre qe e lexojne vetem ne shqip,

ata refuzojne kapjen e drejtesise nga rilindja me ane te klienteve te saj dhe me integritet te rrenuar, qe kane mbushur institucionet e reja.

Qe Calavera nuk do te pergjigjet kjo dihet..!

Te pakten te na kurseje retorikat me dogmat alla komuniste te se shkuares me armiq dhe me dashnore te reformes ne drejtesi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...