Lëkundje të forta tërmeti kanë tronditur ditën e sotme zonën e Korçës. Tërmeti ka rënë rreth orës 16:21.
Banorët kanë dalë nga shtëpitë shumë të tronditur dhe në panik. Sipas qendrës sizmike europiane EMSC në këtë zonë brenda pak minutash ka pasur dy lëkundje të forta.
Tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit, Qarku Korçë. Ndërsa tërmeti i dytë në orën 14:28 ka qenë 3.4 i shkallës Rihter.
Njerëzit janë tmerruar pasi lëkundjet kanë qenë shumë të forta. Rajoni i Korçës ka qenë më i prekur nga tërmeti muajt e fundit.
Më herë, gjatë ditës së sotme, sipas institutit europian të tërmeteve në këtë zonë ka pasur edhe disa lëkundje më të lehta.