Tërmeti në Korçë. Panariti: Merreni seriozisht apelin e Presidentit

E mërkurë, 31 July 2019 17:01

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar për tërmetin e rënë sot në zonën e Korçës. Në një postim në Facebook, ish-ministri shkruan se institucionet duhet të marrin seriozisht apelin e kreut të shtetit.

“Sapo ra termet i fortë në Korçë! Merreni seriozisht apelin e presidentit dhe sidomos shiheni mire hartën poshtë, ajo është e 2019, reale dhe kërcënuese. Filloni lëvizni, sa nuk është vonë..”,- shkruan Panariti.

Dy ditë më parë, nisur nga tërmetet e shpeshta dhe të rrezikshëm në Greqi, kreu i shtetit në një letër dërguar institucioneve kërkonte informacione për marrjen me masave në Shqipëri për situata të ngjashme.

Login to post comments