Policia Kufitare e Qafë Botës ka parandaluar një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt shtetit grek.
Policia bën me dije se si rezultat i operacionit janë sekuestruar 72 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe në pranga ka rënë shtetasi A. SH., 45 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pas kontrollit të automjetit në Pikën e Kalimit Kufitar në dalje nga Republika e Shqipërisë, kur sarandioti ka kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjetin e tij tip "KIA”.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" e mbetur në tentativë.