“Mos flit nga kazani, hajde këtu në besën time”, Merkoçi nga Teatri: Nuk ke për ta shembur edhe sikur… (Video)

E mërkurë, 31 July 2019 20:35

Publicisti Fatmir Merkoçi i ftuar nga sheshi i Teatrit Kombëtar, iu drejtua kryeministrit Edi Rama se nëse kishte frikë për të shkuar tek artistët dhe aktivistët që protestojnë do ta merrte ai në besë për të mos e prekur njeri.

Merkoçi tha se edhe sikur të gjithë artistët të jenë pro shembjes së Teatrit, nuk ka për të ndodhur kjo gjë, duke argumentuar se ai është një vlerë historike e qytetarëve dhe jo vetëm e artistëve.

“Del e më poston nga kazani i tij, televizioni ERTV, sepse ne nuk kemi television artistët që janë pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Por po i them edhe sikur të gjithë artistët të jenë pro shembjes së tij, ky Teatër nuk do të shembet sepse nuk është i artistëve por i gjithë qytetarëve shqiptarë. Ndaj po të bëj thirrje nëse do të merresh vesh me ne mos fol nga kazani po hajde këtu dhe ulemi e bisedojmë, mos kini frikë, eja me gjithë Erion Veliaj dhe nëse ju pengon njeri jeni në besën tme. Teatrin mund ta ndërtoni kudo, ka sheshe sa të duash, kjo është memorie historike dhe se a është funksional e tregoi disa ditë më parë. 

Por ju nuk doni se ju zë kanceri dhe doni të bëjnë një kancer të rui, i fusni dhe një teke drogë dhe dalin andej. Ta dëgjojnë edhe njëherë mirë, këtu është bërë gjyqi i parë kundër intelektualëve, këtu ka filluar ky gjyq kundër tyre.

Kush je ti? Nuk je pronar zotëri, je  zgjedhur kryeministër nuk je pronar. Përfaqëson gjithë Shqipërinë, jo vetëm atë palo partinë tënde”, tha Merkoçi.

Ndiqeni nga minuta e 54

Login to post comments